Policia tregon shumën që hajnat grabiten në një filiale të BKT-së në Prishtinë
Publikuar:
(02.04.2022 09:04:49)

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në rrugën “Idriz Gjilani” në Prishtinë gjatë ditës së premte.
Gjatë kësaj tre persona të armatosur, kanë grabitur një filiale të Bankës Kombëtare Tregtare në lagjen “Dardania”.
“Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Rasti është duke u hetuar nga PK, ndërsa tre grabitësit janë larguar nga vendi i ngjarjes./Shqip.com