Art Jetese

Finlanda – vendi më i lumtur në botë

Finlanda

Për të pestin vit radhazi, Finlanda është vendi më i lumtur në botë, sipas renditjes së ‘World Happiness Report’ bazuar kryesisht në vlerësimet e jetës nga ‘Gallup World Poll‘.

Vendi nordik dhe fqinjët e tij, Danimarka, Norvegjia, Suedia dhe Islanda, të gjithë shënojnë shumë mirë duke fomuar top 10-shen.

Liqeni Tekapo, Zelandë e Re

Masat që përdor raporti për të shpjeguar gjetjet, janë: jetëgjatësi e shëndetshme, GDP për kokë banori, mbështetje sociale në kohë telashe, korrupsion i ulët dhe besim i lartë shoqëror, bujari në një komunitet ku njerëzit kujdesen për njëri-tjetrin dhe liri për të marrë vendime kyçe të jetës.

Rrugë që nga Mesjeta, Luksemburg

Danimarka vjen në vendin e dytë në renditjen e këtij viti, e ndjekur nga Islanda në vendin e tretë.

Suedia dhe Norvegjia janë respektivisht në vendin e shtatë dhe të tetë.

Stokholmi, kryeqytet i Suedisë

Zvicra, Holanda dhe Luksemburgu zënë vendet nga 4 deri në 6, me Izraelin që renditet në vendin e 9-të dhe Zelandën e Re që përmbyll 10-shen e parë.

Port në Tel-Aviv, Izrael

Gjermania (nr. 14), Kanadaja (nr. 15), Shtetet e Bashkuara (nr. 16) Mbretëria e Bashkuar (Nr. 17) dhe Franca (nr. 20) hynë të gjitha në top 20.

Lista e plotë për vitin 2022:

1. Finlanda

2. Dinmarka

3. Islanda

4. Zvicra

5. Holanda

6. Luksemburgu

7. Suedia

8. Norvegjia

9. Izraeli

10. Zelanda e Re

11. Austria

12. Australia

13. Irlanda

14. Gjermania

15. Kanada

16. ShBA

17. Mbretëria e Bashkuar

18. Çekia

19. Belgjika

20. Franca.

Fakti interesant është se nga top 20 vendet e para, 15 prej tyre janë shtete evropiane, dy nga kontinenti i Amerikës Veriore, dy nga Australia dhe Oqeania, një nga Azia, dhe asnjë nga Afrika dhe Amerika Jugore. /Shqip.com