Kërkesa e Ukrainës për anëtarësime në BE mund të miratohet së shpejti, sipas Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbajtur një tjetër fjalim ku i është drejtuar qytetarëve ukrainas.

Zelensky tha se ka folur me shefen e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen dhe ai pret përparim të shpejtë në aplikimin e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Evropian, shkruan BBC.

Zelensky deklaroi se von der Leyen “premtoi se do të bënte gjithçka që është e mundur për të shpejtuar anëtarësimin e Ukrainës në BE”.

“Ne do të bëhemi një anëtar i plotë i BE-së. Proceset burokratike që normalisht zgjasin vite do të përshpejtohen dhe do të shkurtohen me muaj dhe javë”, deklaroi ai.

Gjatë ditës së premte Zelensky, po ashtu e konfirmoi se bombardimet ruse po i pengojnë autoritetet në qytetin e Mariupolit të krijojnë korridoret humanitare./Shqip.com