Gjermania nuk kërkon nga kosovarët dhe shqiptarët që të hyjnë në testin e vozitjes

Gjermania nuk kërkon hyrjen në testin e vozitjes për shtetasit nga Kosova, Shqipëria, Moldavia, Britania e Madhe dhe Gjilbratari të cilët posedojnë patent shoferët të cilat janë lëshuar nga shtetet nga vijnë.
Ata mund të konvertojnë patent shoferin e tyre në patent shoferin gjerman pa pasur nevojë që të hyjnë në këto procedura.
Kjo është bërë e ditur nga institucionet gjermane.
Kurse testit të vozitjes do t’i nënshtrohen shtetasit nga Ukraina.
Ndryshe me 11 shkurt ishte marrë vendimi nga Gjermania për njohjen e patentë-shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë i cili proces është konsideruar i stërgjatuar nga qytetarët e këtyre dy shteteve të cilët kishin probleme të theksuara në qarkullimin brenda zonës së shengenit.
Kosova është zotuar se do të nënshkruaj marrëveshje për njohjen e patent shoferëve edhe me Turqinë, Kanadanë dhe Austrinë./Shqip.com
Institucionet kosovare insistojnë se puna e tyre e gjatë në këtë drejtim ka ndikuar që të rritet besimi i shteteve tjera dhe në këtë mënyrë është arritur që të realizohet edhe njohja e dokumenteve.