21 civilë të vrarë nga bombardimet pranë Kharkiv

Të paktën 21 persona janë vrarë dhe 25 të tjerë janë plagosur kur forcat ruse bombarduan qytetin Merefa, rreth 25 kilometra (rreth 15 milje) në jugperëndim të Kharkiv, sipas zyrës së prokurorit rajonal.

Sulmi ndodhi në orën 3:30 të mëngjesit duke shkatërruar një shkollë dhe një klub arti, raporton BBC.

Dhjetë nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndërkaq që nga fillimi i sulmeve ruse janë goditur edhe objektivat civile të qytetit.