Lavrov: Rusia dhe Ukraina janë afër marrëveshjes

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov

Marrëveshja ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë mund të jetë afër, shkruan The Guardian.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se një marrëveshje me Kievin për “statusin neutral” për Ukrainën si pjesë e një marrëveshjeje paqeje mund të jetë afër.

Por, një gjë e tillë është mohuar nga Ukraina.

Lavrov sugjeroi në një intervistë për media se bisedimet me Kievin po kanë efekt, pavarsishtë gjakderdhjes së vazhdueshme.

“Negociatat nuk janë të lehta për arsye të dukshme”, tha Lavrov për RBC news. “Por megjithatë, ka njëfarë shprese për të arritur një kompromis.

“Statusi neutral tani po diskutohet seriozisht së bashku, natyrisht, me garancitë e sigurisë. Kjo është ajo që po diskutohet tani në bisedime. Ka formulime absolutisht specifike dhe sipas meje, palët janë afër marrëveshjes për to.”

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se propozimi rus është i papranueshëm për vendin.

“Ne e kuptojmë përpjekjen e partnerëve tanë për të qëndruar pro aktivë në procesin e negociatave. Prandaj, modeli mund të jetë vetëm “ukrainas” dhe vetëm me garanci sigurie të verifikuara ligjërisht”, tha Podoliak.

Në një fjalim video në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Zelenskiy kishte thënë se besonte se kishte hapësirë ​​të mundshme për kompromis.

“Takimet vazhdojnë dhe, jam i informuar, qëndrimet gjatë negociatave tashmë tingëllojnë më realiste. Por ende nevojitet kohë që vendimet të jenë në interes të Ukrainës ”, tha Zelenskiy. “Duhen ende përpjekje, nevojitet durim. Çdo luftë përfundon me një marrëveshje”.

Të martën, Zelenskiy ka thënë se Ukraina nuk do të bashkohet me NATO-n./Shqip.com