Lajme

94 gjoba për mosrespektim të masave u shqiptuan dje në Pejë

Foto e ilustruar
Foto e ilustruar

94 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID’19 janë shqiptuar gjatë ditës së shtunë në qytetin e Pejës.

Policia ka njoftuar se gjoba janë shqiptuar në vende të ndryshme, gjatë kontrolleve në rrugë, sheshe, lokale të gastronomisë, në qendra tregtare dhe operatorë të tjerë ekonomikë, nëpër auto-taksi, në transport urban dhe ndër-urban.

“Policia e Kosovës bënë apel, njëkohësisht kërkon nga qytetarët, institucionet, bizneset që të respektojnë vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën për media./SHQIP.com