Lajme

9 vajza nën moshën 18 vjeçare pre e trafikimit për gjashtë muaj

Trafikim me Qenie Njerëzore/ Ilustrim

Drejtori për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, Riza Murati, ka njoftuar se në gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë shënuar nëntë viktima femra të trafikimit në Kosovë dhe të gjitha nën moshën 18 vjeçare, transmeton Shqip.com.

Këto shifra ai i bëri të ditura me rastin e Ditës Botërore kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore që shënohet më 30 korrik.

“Kryesisht janë moshat e reja, në Kosovë ka fillu të kaloj 50 përqindëshin e vajzave të cilat janë nën moshën 18 vjeçare si target për të qenë viktim e trafikimit, viktim e trafikimit mund të jetë çdo kush por kryesisht viktimat vijnë nga ato familje dhe vende që kanë problematika, ku ka dhunë në familje, ku ka mos kujdes të duhur në familje dhe ku nevojat e tyre në aspektin social ekonomik janë të mëdhaja dhe lehtë mund të bijnë pre e mashtrimit për të qenë viktima e trafikimit”, ka thënë ai në “Sytë shtatë” të Klan Kosovës.

Sipas Muratit, kjo ditë Kosovën e gjen të përgatitur në këtë drejtim.

“Institucionet e Kosovës kanë marrë masa me kohë në përgatitjen e saj në aspektin ligjor dhe organizativ dhe në jemi të përgatitur si çdo vend tjetër të ballafaqohemi me këtë situate dhe po mendojmë se do të ja dalim dhe rezultatete që kemi si në parandalim si në luftim të saj dëshmojnë se në jemi të përgatitur të ballafaqohemi me këtë situatë e cila është një diçka e keqe që e ka kaplu gjithë globin por megjithatë institucionet po bëjnë më të mirën të mundshme që ti dalin ballë kësaj situate dhe të ofrojnë siguri për qytetarët”.

Tutje, ai tha se viktimat nuk duhet të stigmatizohen dhe të gjykohen nga shoqëria vetëm pse ato kanë qenë pre e trafikimit pa dëshirën e tyre. /Shqip.com