9 persona lëndohen nga një aksident në Klinë
Publikuar:
(06.04.2024 16:32:42)

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident mes dy veturave në Klinë në mesnatë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, e ka konfirmuar lajmin. Ai tha se të lënduarit janë dërguar në spital.
“Rreth orës 00:00 ka ndodhur një aksident në Klinë në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit 9 persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal për tretman mjekësor. Ndërsa, për rastin është duke u marrë njësia e trafikut rajonal”, tha ai.
/Shqip.com