86 mijë vaksina të reja anti-COVID-19 mbërrijnë në Kosovë

86 mijë doza të vaksinave variant-kontrolluese COVAX kanë arritur në Kosovë.
Këto vaksina janë dhuruar nga Organizata Qeveritare e Portugalisë.
Këtë e bëri të ditur Seth Berkley, shefi ekzekutiv i institucionit që synon t’ua mundësojë shteteve të varfra qasjen në imunizim, Gavi – Aleanca e Vaksinave.
“86,400 doza të vaksinave të reja që përmbajnë variant COVID19 kanë zbarkuar në Kosovë, dhuruar nga Organizata Qeveritare e Portugalisë, nëpërmjet COVAX . Një hap i rëndësishëm për #vaccinequity dhe i pari nga shumë dërgesat COVAX për t’u dhënë vendeve akses në mjetet më të avancuara të disponueshme për të luftuar COVID-19”, ka shkruar Berkley.
Po ashtu Berkley ka bërë të ditur se 80 kombe dhe territore të AMC-së kanë nisur tashmë këto programe, duke siguruar që popullsia e tyre të ketë mbrojtjen më të mirë kundër rigjallërimit të pandemisë.
/Shqip.com