85 inspektorë të rinj të AUV-it fillojnë punën sot

85 inspektorëve të rinj të cilët janë angazhuar për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID 19 kanë filluar punën sot, e martë.
Flamur Kadriu Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, ju ka uruar atyre mirëseardhje, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për mbështetje në punë.
Po ashtu u ka kërkuar angazhim maksimal qe bashkë me Policinë e Kosovës “të bartin mbi supe” menaxhimin për mbikëqyrje të masave.
“Përveç aspektit mandator ligjor të detyrës në punë, duhet ta keni edhe ndjenjën e përgjegjësisë humane morale qe të kryejnë detyrat me përgjegjësi sepse keni mision në ruajtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Kjo është detyra dhe misioni me i rëndësishëm qe mund ta keni ndonjëherë”, ka thënë Kadriu.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar ndëshkimin e shkelësve të masave anti-COVID, njofton Shqip.com.
Në mbledhjen e parë të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 që është mbajtur të martën, Kurti ka udhëzuar anëtarët e Komitetit që në zbatimin e masave të përqendrohen kryesisht në vendet ku mund të përhapet më shpejt virusi si: restorantet, baret, lokalet./SHQIP.com