84 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(10.04.2023 08:12:44)

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 41 testime, katër raste kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Sipas institutit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërkaq, janë shëruar 12 persona, kurse 20 persona janë të hospitalizuar.
Ndërkaq, gjithsej rastet aktive në vendin tonë janë 84.
/Shqip.com