84 pacientë po trajtohen për COVID-19 në spitalet e vendit
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se 84 pacientë janë duke u trajtuar për Coronavirus në spitalet e vendit.
Prej tyre, 27 janë të konfirmuar pozitivë, dy janë në gjendje të rëndë dhe 65 me oksigjeno- terapi.
Në Qendrën Klinike Universitare janë të shtrirë 62 pacientë, ku 11 janë të konfirmuar me COVID-19, 53 me oksigjeno-terapi dhe dy në gjendje të rëndë.
Në klinikën Infektivë 11 pacientë po trajtohen nga Covid 19 ku dy janë në gjendje të rëndë.
Por, në Infektivë më i madh është numri i atyre që janë duke u trajtuar post-covid.
Sipas raportit ditor 21 pacientë, janë duke u trajtuar pasi e kanë kaluar Covid 19.
Ndërsa në Klinikën e Pulmologjisë po trajtohen 30 pacientë. Spitali i Gjakovës ka një pacient, ai i Pejës katër, i Gjilanit 14 pacientë. Spitali i Vushtrrisë dhe ai i Mitrovicës kanë nga një pacient./Shqip.com