76ers fitojnë edhe ndeshjen e tret, Bulls dhe Celtic arrijnë fitoret e radhës

Philadelphia 76ers kanë arritur të mposhtin Toronto Raptors edhe në ndeshjen e tret të Play-Offit.
Të mërkurën, Joe Embiid, i ndihmoi skuadrës së tij të rikthejë rezultatin me një paraqitje fantastike.
Ylli i ndeshjes shënoi një tre pikësh në sekondat e fundit të ndeshjes, për t’ia dhënë fitoren 76ers me rezultat 104-101.
JOEL EMBIID OH MY GOODNESS 🤯 pic.twitter.com/v3Sm1oZdKz
— NBA on TNT (@NBAonTNT) April 21, 2022
Embiid pati një paraqitje fantastike për Sixers në ndeshjen e 3-të, duke shënuar 33 pikë dhe 13 kërcime.
Raptors e nisën ndeshjen shumë më mirë, duke udhëhequr me 17 pikë, por 76ers bënë një rikthim fantastik.
Ndeshja e radhës zhvillohet të shtunën.
Nets e filluan më mirë ndeshjen duke e fituar çerekun e parë me nëntë pikë diferencë, 33-24.
Skuadra vendase arritën që me vështirësi ta fitonin edhe çerekun e dytë, 32-31, duke shkuar në pushim me 10-të pikë epërsi.
Por, në pjesë e dytë gjithçka ndryshoi, me Celtic që fitoi të dy çerekët duke edhe triumfuar në fund.
Një paraqitje jo të mirë në këtë ndeshje e pati sulmuesi i Brooklyn Nets, Kevin Durant, i cili shënoi vetëm 4 nga 17 trepikësh, së bashku me gjashtë humbje të topit.
Pavarësisht kësaj ai ishte shënuesi më i mirë i skuadrës me 27 pikë, nga ana tjetër më i miri te Celtic ishte Jayson Tatum me 19 pikë.
Në ndeshjen e tret të zhvilluar të shtunën Chicago Bulls barazuan serinë e Play-offit në 1-1, përballë Milwaukee Bucks.
Bulls në fund triumfuan me rezultat 114-110.
Më i miri te vendasit ishte DeMar DeRozan me 41 pikë e shtatë kërcime, kurse te Bucks u dallua Giannis Antetokounmpo me 33 pikë e 18-të kërcime./Shqip.com