60-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda një veture në Prizren
Publikuar:
(06.05.2022 22:59:55)

Është gjetur një person i vdekur të premten në mbrëmje brenda një veture në Prizren, saktësisht në lagjen Ortakoll.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Vesel Gashi ka thënë për Shqip.com se viktima është 60-vjeçari me inicialet A.M.
“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, ka bërë të ditur Gashi.

Ai ka treguar se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore dhe se rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren./Shqip.com