Lajme

6 raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve te fundit në Kosovë, janë raportuar 6 raste të dhunës në familje.

Vendet në të cilat është raportuar rastet e dhunës në familje janë: Fushë Kosova, Prishtina, Podujeva, Ferizaj, Prizren, Mitrovicë.

Të gjitha rastet janë raportuar për dhunë fizikë të bashkëshorteve ndaj grave të tyre  përveç një rasti në Prizren, ku është arrestuar e dyshuara një grua pasi që kishte sulmuar prindërit dhe motrën e saj.

Ilustrim

Dhuna në familje është një dukuri në rritje në vendin tonë, ditë më parë u raportua se brenda një dite në polici ishin raportuar 11 raste të dhunës në familje./Shqip.com