Lajme

6 persona lëndohen në aksidentin në Gurrakoc të Istogut

Ilustrim
Ilustrim

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Gurrakoc të Istogut, ku ishin të përfshira dy vetura. Në aksident janë lënduar gjashtë persona.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:30. Në aksident janë të përfshira dy automjete. Gjashtë persona janë dërguar përmes autoambulancës në Spitalin Rajonal”, ka deklaruar Fadil Gashi për mediumin Shqip.com.

Gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rreziku për jetë“, ka thënë Gashi.

Momentalisht në vendin e ngjarjes janë hetuesit e aksidenteve.

/Shqip.com