Lajme Botë

6 persona raportohen të vdekur nga të shtënat në Hamburg

Policia gjermane. Foto: DW
Policia gjermane. Foto: DW

Të paktën 6 persona kanë mbetur të vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pas raportimit se në një qendër të “Dëshmitarëve të Jehovait” në Hamburg të Gjermanisë, kishte pasur të shtëna të vazhdueshme me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me atë lokale gjermane, kur tashmë në vend ndodhen ekspertët e kriminalistikës, Policia si edhe dhjetëra ambulanca.

Rezidentëve u është kërkuar të mos dalin nga shtëpitë e tyre gjatë kryerjes së plotë të hetimeve. /DW

/Shqip.com