Lajme

59-vjeçari dyshohet se dhunoi një 25-vjeçare në Tiranë

Foto e ilustruar

Një 59-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë pasi i njëjti dyshohet se kishte dhunuar një vajzë.

Nga raporti policor i siguruar nga Abc News Albania thuhet se viktima ishte një 25-vjecare.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:– F. M., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase 25 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Tutje, sipas këtij raporti policor njoftohet se materialet i kanë kaluar prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale./Shqip.com