Lajme

59 pacientë në trajtim nga COVID-19, vetëm 2 në gjendje të rëndë

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës

59 pacientë me COVID-19 janë duke marrë trajtim mjekësor në klinikat COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, prej të cilëve 28 në oksigjeno-terapi dhe 2 në kujdes intensiv, përcjell Shqip.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njotuar se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 12 pacientë dhe në Klinikën e Pulmologjisë 24 pacientë post-COVID’19.

Klinika Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Kurse, sipas njoftimit, në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 18 pacientë të infektuar me Coronavirus.

“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 12  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 24 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë.

Spitali i Prizrenit, 1 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë, Spitali i Ferizajt, 6 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

Ndryshe, të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë regjistruar 14 raste të reja me Coronavirus, kurse nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes./SHQIP.com