Lajme

59 aksidente trafiku ndodhën të premten në Kosovë

Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh bën të ditur se 59 aksident në trafik kanë ndodhur gjatë së premtes.

Sipas raportit, 23 prej tyre kanë qenë me të lënduar, ndërsa me fatalitet nuk ka pasur.

Po ashtu, policia njofton se ka shqiptuar një mijë e 357 tiketa për shkelësit e rregullave në trafik dhe 647 për shkelësit e masave kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit, janë arrestuar 22 persona, 10 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./SHQIP.com