Lajme

589 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në Kosovë janë 589 raste aktive me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit është konfirmuar një rast i vdekjes si dhe 21 raste pozitive.

Megjithatë, numri i personave të shëruar nga COVID-19 brenda një ditë është 88.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, vaksinimi është duke vazhduar por që në 24 orët e fundit nuk është dhënë asnjë dozë e vaksinës kundër Coronavirusit.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë rekomanduar qytetarët që të vaksinohen si dhe të përmbahen masave preventive me qëllim të luftimit të COVID-19./Shqip.com