Lajme

57 pacientë me COVID-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale të përgjithshme

Klinika Infektive QKUK

Në klinikat COVID në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 57 pacientë, prej tyre 24 me oksigjeno-terapi dhe katër në gjendje të rëndë shëndetësore, përcjell Shqip.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Spitalin e Prizrenit, të Pejës, Vushtrrisë, nuk ka asnjë pacientë të prekur me Coronavirus.

Klinika Infektive, QKUK

“Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit, nuk ka në trajtim asnjë pacientë me COVID-19, sikurse edhe në Spitalin e Pejës dhe Vushtrrisë. Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 57 pacientë, 24 me oksigjeno-terapi dhe 4 në mjekim intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore”, përcjell Shqip.com.

Ndërkaq, në spitalet tjera të përgjithshme janë duke marrë trajtim mjekësor 15 pacientë.

“Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, Klinika Infektive, 11  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 28 pacientë post-covid-19, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 3 pacientë, Spitali i Gjakovës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 3 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 2  pacientë, Spitali i Ferizajt, 4 pacientë”, thuhet ndër tjerash në njoftim./SHQIP.com