Lajme

56 qytetarë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme

Në Klinikat për COVID-19 janë duke u trajtuar 56 pacientë.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

Në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 29 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme 27 pacientë.

Po ashtu është bërë i ditur edhe raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjishëm.

Klinika Infektive, 16 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 2 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 8 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Ndërsa sa i përket spitaleve kjo është gjendja :

-Spitali i Prizrenit 1 pacientë

-Spitali i Gjakovës 9 pacientë

-Spitali i Pejës       11 pacientë

-Spitali i Gjilanit     4 pacientë

-Spitali i Mitrovicës 2 pacientë/Shqip.com