555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, i dedikohen 6 vepra muzikore
Publikuar:
(17.01.2023 18:12:41)

Me rastin e 555-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kompozitori i mirënjohur Aleksandër Peçi, ka publikuar në faqen e tij online 6 vepra muzikore, dedikuar heroit tonë kombëtar.
Simfonia nr. 5 me 10 kohë, muzika e filmit dokumentar “Skënderbeu” të regjisorit Vladimir Prifti, “Vajtimi i Donikës”, 2 vepra për piano, Sonata nr. 3 për piano “Skënderbeu”.
“Disa prej këtyre veprave janë të reja për publikun”, shkruan Aleksandër Peçi dhe njëra prej tyre është “Vaji i Donikës”, raporton ATSH.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Radio Qendrore e Bukureshtit ka transmetuar një emision special kushtuar heroit tonë kombëtar dhe mes të tjerash ka transmetuar edhe Simfoninë n5 Skënderbeu të Aleksandër Peçit.
/Shqip.com