Lajme

550 zyrtarë nuk i janë përgjigjur kërkesës për deklarimin e pasurisë

550 zyrtarë publik nuk i janë përgjigjur kërkesës për deklarimin e pasurisë. Kurse sot (enjte) përfundon afati ligjor për deklarimin e pasurisë. Ata të cilët nuk kanë deklaruar pasurinë do të përballen me kallëzime penale dhe me dënime nga gjykatat.

Agjencia Kundër Korrupsion u ka bërë thirrje zyrtarëve publike që nuk e kanë kryer obligimin ligjor të shfrytëzojnë kohën e mbetur dhe të bëjnë deklarimin e pasurisë.

“Formulari i deklarimit mund të dorëzohet fizikisht në zyrat e AKK -së gjatë orarit të rregullt të punës ose i skanuar dhe nënshkruar nëpërmjet adresës elektronike [email protected]. Zyrtarët publik duhet ta deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre dhe anëtarëve e familjes së tyre, informatat rreth pasurisë, të ardhurave të tyre, si: palujtshmëria, pasuri e luajtshme në vlerë mbi tremijë euro, zotërimi nga ana e tyre i aksioneve në shoqëri tregtare, letra me vlerë, para të kursyera në bankë dhe në institucione tjera financiare, detyrime financiare ndaj personave fizik dhe juridik dhe të hyrat vjetore, të realizuara brenda apo jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Afati ligjor për deklarim të rregullt vjetor të pasurisë për vitin 2021 është 1 deri 31 mars 2022