I përmendi nënën konkurrentes, Xuxi mendon daljen nga Big Brother? Banori: Më vjen keq, e kam thënë…
Banori i Big Brother Vip Kosova Naim Binjaku, i cili njihet me emrin Xuxi, së fundmi pati një debat me një nga konkurrentet, Xheneta Fetahun, të cilës i përmendi nënën teksa i tha se kjo e fundit nuk e ka dashur dhe e ka braktisur që 1 vjeç.
Me anë të një video-je e cila u shfaq mbrëmë (11 nëntor) para banorëve Xhaneta pa të gjithë deklaratën e Xuxit dhe menjëhërë filloi debatin duke agravuar pasi u prek nga fjalët e tij.
Vetë Xuxi pasi pa videon mendoi të largohet nga formati duke shtuar se e ka thënë atë fjali por i vjen keq.
“E kam thënë padyshim, por ka qenë në moment kur unë me Drenushëm kam pasur fjalë dhe ajo nga atje u çu ka thënë fjalë, po më vjen shumë keq”, u shpreh ai.
Ndër të tjera ai theksoi: “Shumë më vjen keq, edhe po më shkon në mend tani t’ju them mi bëni rrobat gati. Unë mund t’i kërkoj falje 100 herë, ajo mundet të mos më pranojë. Me zor nuk mund të kërkoj që t’i flas”.
/Shqip.com