51-vjeçari në Suharekë gjendet i varur në litar nga familjarët
Publikuar:
(15.07.2021 22:03:10)
Një 51-vjeçar ka vdekur në Studeçan të Suharekës, pasi është gjetur i varur në litar nga familjarët e tij.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:05.
Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Ai bëri të ditur se rasti është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Kemi pranuar një informacion nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë për një person që gjendet pa shenja jete. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Shqip.com