Një 50-vjeçar gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
Publikuar:
(26.07.2022 14:04:40)

Një 50-vjeçar është gjetur pa shenja jete.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”.
“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar. Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërgohuar në IML për obduksion”./SHQIP.com