Lajme Botë

50-persona të lënduar si pasojë e tërmetit në Turqi

Të paktën 50-persona janë lënduar si pasojë e një tërmeti që goditi Turqinë të mërkurën.

Tërmeti me magnitudë 5.9 ishte me qendër në qytetin Gölyaka, në provincën Düzce, rreth 200 kilometra në lindje të Stambollit.

Ai goditi në orën 4:08 të mëngjesit dhe u ndje në Stamboll, në kryeqytetin Ankara dhe pjesë të tjera të rajonit.

Dhjetra pasgoditje u raportuan, duke përfshirë një magnitudë 4.3.

Tërmeti krijoj panik te njerëzit, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë si dhe të kërcenin nga ballkonet ose dritaret.

/Shqip.com