Lajme

“50 për qind e rasteve me variantin Delta janë qytetarë nën 30-vjeç”

Varianti Delta - Coronavirus

Gati 50 për qind e rasteve të reja të konfirmuara me variantin Delta të COVID-19 në Kosovë janë qytetarë të moshës nën 30-vjeçare, ka thënë mikrobiologu Lul Raka.

Sipas tij, grup-mosha më e prekur nga ky variant është 20-30 vjeç.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos hezitojnë për t’u vaksinuar, pasi sipas tij, nëse do të kishte interesim më të madh për t’u imunizuar nuk do të rëndohej situata me pandeminë në këtë nivel.

“Kjo grup-moshë edhe nëse preket, një pjesë shumë e vogël e tyre shkojnë në spital, e kalojnë shumë lehtë. Edhe nëse shkojnë në spital këta njerëz nuk qëndrojnë gjatë në spital, nuk kanë nevojë me shku në kujdesin intensiv edhe nuk përfundojnë me vdekje. Këtu është poenta e vaksinimit”, është shprehur Raka në emisionin “Frontal’ në T7.

Ai ka përmendur mosrespektimin e masave, inspektimin jo të mjaftueshëm, “sidomos në nivel lokal”, dhe vaksinimin e pamjaftueshëm si faktorë që sipas tij, kanë ndikuar në rritjen enorme të rasteve me COVID-19./SHQIP.com

Mikrobiologu Lul Raka