5 civilë të vdekur nga bombardimet ruse në rajonin e Donetskut
Publikuar:
(06.04.2023 14:58:44)

Të paktën 5 civilë kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve ruse në rajonin lindor të Donetskut në Ukrainë.
Guvernatori i rajonit, Pavlo Kyeylenko, në një postim në Telegram, ka shkruar se rusët qëlluan një kopsht fëmijësh, shtëpi private dhe disa ndërtesa të larta.
Kujtojmë që ditën e djeshme mbetën të plagosur 9 persona. /CNN
/Shqip.com