446 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(07.11.2021 08:16:29)

446 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Ministria e Shëndetësisë, të shtunën ka regjistruar edhe 16 raste të reja si dhe 10 të shëruar.
Kjo nënkupton që nga fillimi i pandemisë janë raportuar 160 mijë e 853 raste me COVID-19.
Ndërkaq, janë shëruar 157.429 sosh.
Numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19 është 2 mijë e 978.
Të dielën nuk është regjistruar asnjë rasti i vdekjes.

Ndërkohë po vazhdon procesit i vaksinimit.
Gjatë njëzetekatër orëve të fundit u vaksinuan 3 mijë e 242 qytetarë.
Deri më tash 841 mijë e 269 qytetarë kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, 739 mijë e 997 tjerë kanë kryer procesin me dy vaksina. /Shqip.com