442 raste aktive me Covid-19 në Kosovë
Publikuar:
(25.04.2022 08:17:32)

Numri i rasteve aktive me Coronavirus në Kosovë është 442.
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja.

Gjatë kësaj periudhe janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Dje janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.396./Shqip.com