441 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(30.04.2022 10:25:52)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri total i rasteve aktive në nivelin vendi është 441.
Po ashtu sipas të dhënave nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.473.
Nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë ndërruar jetë 3.138 persona.
Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 157 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit Ministria njofton se janë administruar 1.825.998 doza të vaksinës.
821.983 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa deri më sot janë dhënë 101.471 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.