439 raste aktive me COVID-19

439 raste aktive me COVID-19 janë në Kosovë.
Të dielën u regjistruan edhe 13 sosh, raporton Shqip.com
Por, gjatë njëzetekatër orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar edhe për një vdekje.
Bëhet fjalë për një grua e moshës 70-79 vjeçare, sipas raportit të MSH-së.
Ndërkaq, janë shëruar edhe 20 persona të tjera brenda ditës.
Që nga fillimi i pandemisë, Coronavirusin kanë kaluar më shumë se 157 mijë qytetarë.
Nga ajo kohë janë regjistruar 160 mijë e 762 infeksione.
Prej tyre kanë ndërruar jetë 2 mijë e 977 qytetarë.
Procesi i vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë Qendrat e Vaksinimit gjatë vikendit.
Kështu brenda njëzetekatër orëve të fundit nuk është dhënë asnjë vaksinë.
Por, në raportin e 30 tetorit, thuhet se deri më tash 841 mijë e 282 qytetarë e kanë marrë të paktën një dozë vaksine.
Ndërsa, 724 mijë e 969 kanë kryer procesin me të dy dozat. /Shqip.com