Lajme

43 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 43 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Siç ka raportuar Abc News Albania, ky rezultat ka ardhur pas realizimit të 335 testimeve.

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë thuhet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes gjatë këtij 24-orëshi.

Ndërsa, në spitalin COVID3 janë duke u trajtuar nga COVID-19 gjithsej nëntë pacientë ndërsa, janë shëruar 147 persona.

Numri më i madh i personave të infektuar me COVID-19 është në Tiranë duke pasur me Durrësin.

Megjithatë, numri i rasteve aktive me COVID-19 në Shqipëri është 939./Shqip.com