Lajme

43 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se janë konfirmuar edhe 43 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.

Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk janë shënuar asnjë rast i vdekjes.

Kurse, MSH-ja njofton se sot janë shëruar edhe 8 qytetarë të tjerë.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 154 në total.

COVID-19

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar.

Ndërsa, prej fillimit të pandemisë janë dhënë afër 2 milion doza të vaksinave kundër COVID-19./Shqip.com