Lajme Botë

4 të vdekur dhe 15 të plagosur pas përplasjes së kamionit me autobusin e një shkolle në Ohio të SHBA-ve

Të paktën katër të vdekur dhe 15 të plagosur është numri i përkohshëm i një aksidenti automobilistik që ndodhi dje në një autostradë në Ohio të SHBA-ve.

Pak pas orës 9 të mëngjesit (me orën lokale, ora 15:00 me orën tonë), një kamion u përplas me një autobus që transportonte studentë. Përplasja e ashpër ka shkaktuar flakë, siç dëshmojnë pamjet, për pasojë dy mjetet janë përfshirë nga flakët.

Autobusi transportonte gjithsej 57 studentë dhe shoqërues që udhëtonin për në kryeqytetin e Ohajos, Columbus.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

/Shqip.com