Art Jetese

4 gabimet kryesore që me siguri i bëni gjatë rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës

Ilustrim,

Po sabotoni lëkurën tuaj pa e kuptuar? Largoni nga rutina juaj këta hapa të zakonshëm dhe përgatituni të shkëlqeni.

Ju mund të ndiqni të gjitha udhëzimet e kujdesit të lëkurës, si përdorimi i larësit për larjes së fytyrës dhe aplikimi i kremit hidratues, por ato rezultate të ndritshme dhe të lëmuara që dëshironi mund të mos i shihni. Ose, më keq, mund të dëmtoni lëkurën tuaj gjatë procesit.

Kjo mund të ndodh sepse të gjitha rutinat e kujdesit të lëkurës nuk janë të krijuar njësoj. Në varësi të llojit dhe shqetësimeve të lëkurës tuaj, mund të keni nevojë për formula dhe përbërës të caktuar. Ja çfarë mund të jetë duke ju penguar lëkurës tuaj për të qenë më e mirë.

Gabimi Nr.1 – Mos njohja e llojit të lëkurës tuaj: Çelësi i parë për një rutinë të mirë të kujdesit të lëkurës është njohja dhe trajtimi i llojit tuaj specifik të lëkurës. Formulat e gabuara mund të bëjnë dëm në lëkurën tuaj. Nëse keni lëkurë të thatë, atëherë produktet e pasura dhe hidratuese janë thelbësore. Nëse jeni në anën e yndyrshme, zgjidhni formula të buta, pa vaj, veçanërisht kur jeni duke pastruar.

Gabimi Nr. 2 – Mos eksfolimi në baza të rregullta: Eksfolimi mund të bëjë mrekulli. Ai heq qelizat e vdekura të lëkurës, të cilat mund të grumbullohen dhe të dëmtojnë teksturën e fytyrës. Eksfolimi gjithashtu mund të zhbllokojë poret, të ndriçojë pamjen tuaj, të zvogëlojë hiperpigmentimin (zona me njolla, më të errëta) dhe t’i japë lëkurës tuaj një cilësi më të lëmuar.

Gabimi Nr 3 – Eksfolioni lëkurën shumë shpesh ose ashpër: Eksfolimi i shumtë ose shumë i ashpër gjithashtu mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Kjo për shkak se disa agjentë eksfolues, mund të largojnë shumë qelizat e lëkurës, duke dëmtuar potencialisht barrierën mbrojtëse të lëkurës tuaj.

Është më mirë të zgjidhni agjentë eksfolues më të butë siç është acidi laktik (i cili heq shtresën e sipërme të lëkurës), të eksfoloni më rrallë dhe mos harroni të hidratoni më pas. Nëse lëkura juaj dhemb ose pickon kur eksfolioni, është një shenjë që duhet të ndaloni.

Gabimi nr 4 – Shkuarja në shtrat pa e larë fytyrën: Larja e fytyrës gjatë natës bën shumë më tepër sesa thjesht heqjen e grimit tuaj. Ndihmon në zvogëlimin e akneve duke hequr grumbullimin e yndyrës ditore. Gjithashtu lejon që produktet tuaja të kujdesit të lëkurës të absorbohen, dhe për këtë arsye të punojnë në mënyrë më efektive. Me këtë shtesë në rutinën tuaj të kujdesit të lëkurës, ju do të ndihmoni lëkurën tuaj në shmangien e plakjes dhe do të jeni në rrugën tuaj drejt rezultateve më të ndritshme dhe më të lëmuara që po kërkoni. /Shqip.com