Lajme Botë

4 ditë luftë, Izraeli: Kontrollojmë hapësirën ajrore mbi Teheran!

Katër ditë nga fillimi i konfliktit, Izraeli deklaron se tashmë ka “kontroll të plotë operacional ajror” mbi kryeqytetin e Republikës Islamike, Teheran.

Shteti hebre njoftoi se forcat e tij ajrore kryen një valë sulmesh gjatë natës, ndërsa media iraniane raporton sulme të reja në perëndim të vendit që në orët e para të ditës së sotme…

Që nga e premtja, numri i ta vrarëve në Izrael është 24, ndërsa në anën tjetër, raportet e ministrisë iranianë të shëndetësisë flasin për të paktën 224 viktima, edhe pse jozyrtarisht pretendohet që kjo shifër të jetë shumë më e lartë se kaq. Disa prej raketave të lëshuara nga Irani arritën të depërtonin sistemin mbrojtës të Kupolës së Hekurt-, duke goditur edhe ambasadën amerikane në Izrael.

Shumë izraelitë mendonin se sistemi i mbrojtjes ajrore të vendit ishte absolutisht i sigurtë dhe i padepërtueshëm – por kjo lloj ndjesie tashmë ka ndryshuar, thotë BBC.

Sipas gjigandit mediatic anglez, pretendimet e shtetit hebre se ka tashmë kontroll të plotë mbi qiellin e Teheranit, duhen parë në masa të madhe si të vërteta, nisur nga aftësia që kanë dëshmuar Forcat Ajrore të Izraelit për të kryer sulme të shumta mbi kryeqytetin Iranian gjatë ditëve të fundit. Avionët luftarakë izraelitë kanë hedhur bomba të komanduara në një distancë relativisht të shkurtër, që do të thotë se veprimet e tyre nuk ka qenë e nevojshme të mbështeten tek municionet me rreze të gjatë veprimi si raketat lundruese.

Avionët e vjetruar luftarakë të Iranit nuk kanë paraqitur asnjë sfidë për ta. Edhe para këtij sulmi izraelit ndaj programit bërthamor të Iranit, Izraeli kishte shkatërruar tashmë një pjesë të konsiderueshme të mbrojtjes ajrore të regjimit të ajatollahëve.

Megjithatë, ekspertët si Justin Bronk, nga grupi i ekspertëve të mbrojtjes të Institutit Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara (Rusi), edhe pse Izraeli tani mund të ketë epërsi ajrore mbi Teheranin, ai nuk ka dominim të plotë ajror pasi mbrojtja anti-ajrore me rreze të shkurtër veprimi, si raketahedhësit e lëvizshëm tokë-ajër që mbahen në sup apo janë montuar në automjetet – nga të cilat Irani ka me shumicë – mund të përbëjnë ende një kërcënim.

Aeroplanët luftarakë amerikanë fituan shpejt epërsi ajrore ndaj Houthëve në Jemen – por Houthët ishin ende në gjendje të rrëzonin një numër dronësh amerikanë, të cilët, siç e pranojnë, ishin shumë më të ngadaltë.

Fushatat e mëparshme ushtarake në Lindjen e Mesme, duke përfshirë sulmet e udhëhequra nga SHBA-të ndaj ISIS-it dhe sulmet e pamëshirshme të Izraelit ndaj Hamasit në Gaza, ilustrojnë gjithashtu kufizimet e fuqisë ajrore.

Shkatërrimi nga ajri nuk çon domosdoshmërisht në disfatë.

/Shqip.com