Lajme

35 pacientë në trajtim nga COVID-19 në vend

Ilustrim.

35 pacientë, prej të cilëve gjashtë me COVID-19 dhe 29 tjerë post-COVID janë duke marrë trajtim në Klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme, përcjell Shqip.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se me oksigjenoterapi janë tetë pacientë, kurse në mjekim intensiv të Klinikës Infektive janë dy pacientë me maskë oksigjeni.

“Në klinikat Covid-19 dhe spitalet e përgjithshme  të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë të shtrirë 6 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 29 të tjerë post-Covid. Me oksigjeno-terapi janë 8 pacientë, kurse  në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientëme maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 2  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 27  pacientë  post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 2 pacientë  me maskë oksigjeni, Spitali i Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Pejës, 3 pacientë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së./SHQIP.com