Lajme

​Remi vazhdon edhe sot dëshminë në Hagë

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa
Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, edhe këtë të enjte do të vazhdojë intervistimin për të tretën ditë me radhë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve në Hagë.

Ai është betuar si dëshmitar të martën para turpit gjykues në Hagë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇKS-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit.

Të akuzuarit kanë marrë pjesë fizikisht në sallën e gjyqit për ta dëgjuar këtë dëshmi.

Gjykimi kundër tyre ka nisur më 3 prill me deklaratat hyrëse ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.

/Shqip.com