Lajme

300 euro, tri pikë negative dhe tre muaj i ndalohet drejtimi i veturës shoferit që voziti 188 km/h

Policia e Kosovës

Një person është kapur nga Policia e Kosovës duke vozitur në 188 km/h në zonën ku lejohet vozitja 80 km/h.

Më këtë rast PK-ja, i ka gjobitur me 300 euro, tri pikë negative si edhe ndalim për vozitjen e mjetit për tre muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 188 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka deklaruar se do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor./Shqip.com

Policia e Kosovës