Lajme

30 për qind e policëve nuk janë vaksinuar ende

Policia e Kosovës/Ilustrim

30 për qind e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, nuk e kanë marrë asnjërën dozë të vaksinës kundër COVID-19.

Kjo është kumtuar nga vetë Policia e Kosovës, ku thuhet se 70 për qind e policëve kanë marrë të paktën njërën dozë.

“. Ju informojmë se vaksinimi i punonjësve të Policisë së Kosovës është duke vazhduar dhe shkuar sipas planifikimeve dhe do të vazhdojë ditëve në vijim, ku deri më datë 19.08.2021 janë vaksinuar mbi 70% të punonjësve”, kanë thënë nga Policia e Kosovës për ATV.

Policia e Kosovës numëron mbi 9 mijë anëtarë brenda saj.

Ministria e Shëndetësisë po apelon te qytetarët që të vaksinohen, pasi variant delta përbën rrezik.

Gjatë ditës së fundit sipas të dhënave të MSH janë dhënë 12 mijë e 666 vaksina. /Shqip.com