Lajme

29 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Duke u bazuar në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar 29 raste pozitive me COVId-19.

Ndërsa sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes si dhe janë shëruar 42 qytetarë.

Aktualisht, në Kosovë janë edhe 576 raste aktive me COVID-19.

Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH-ja së bashku me IKSHPK-në, kanë apeluar që të vazhdohet vaksinimi si dhe qytetarët të ju përmbahen masave preventive në mënyrë që të mbrohen nga COVID-19./Shqip.com