Lajme

28 pacientë post-COVID po trajtohen në spitalet e Kosovës

Ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njoftoi këtë të shtunë se 28 pacientë post-Covid janë të hospitalizuar në klinikat COVID dhe në QKUK.

Po ashtu, në njoftim bëhet e ditur se në spitalet e vendit janë duke u trajtuar edhe 43 pacientë të konfirmuar pozitivë me Coronavirus.

Me oksigjeno-terapi janë 35 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është i shtrirë një pacient.

Raporti sipas klinikave: Klinika Infektive, 13 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient.

Raporti sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Gjakovës, 5 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Prizrenit,6 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Ferizajt, 5 pacientë./SHQIP.com