28 pacientë janë duke u trajtuar nga COVID-19 në spitale dhe klinika të Kosovës

Nga një numër shumë i lartë i pacientëve të cilët po merrnin trajtim në Spitalet e Përgjithshme dhe Klinikat në Kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, numri i pacientëve ka rënë dukshëm.
Duke u bazuar në të dhënat e Shërbimit Spitalor, Klinik e Universitar të Kosovës, në këto klinika dhe spitale tani janë duke marrur trajtim nga COVid-19 vetëm 28 pacient.
Numrin më të madh e pacientëve të shtrire e ka Spitali i Gjakovës. 9 pacientë janë në këtë spital.

Raporti sipas klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme- 21 gusht 2022:
Klinika Infektive, 2 pacientë + 1 në Mjekimin Intensiv
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 9
Spitali i Prizrenit, 7
Spitali i Pejës, 3
Spitali i Gjilanit, 6
Kujtojmë, se gjatë ditës së djeshme numri i pacientëve që po trajtohen nga COVID-19 në klinikat dhe spitalit ka qenë I ngjashëm vetëm se në disa spitale ka rënë numri ndërsa në disa të tjera është rritur./Shqip.com