26 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(07.10.2022 08:20:32)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 26 raste aktive.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes por janë konfirmuar 3 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve janë shëruar vetëm 2 persona.
MSH-ja së bashku me IKSHPK-në vazhdimisht kanë rekomanduar që të bëhet vaksinimi i qytetarëve. Por krahas kësaj ata kanë apeluar vazhdimisht që të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com
/Shqip.com