Salih Mustafa del sot para Gjykatës Speciale

Të hënën në Hagë, me fillim nga ora 09:30, ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, paraqitet para gjyqtarëve të Gjykatës Speciale.
Ai akuzohet për ““krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash”, diçka kategorikisht e mohuar nga ai.
Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 28 shtator, vitin e kaluar dhe katër para ngritjes së asaj aktakuze ishte arrestuar me urdhër-arrest të Dhomave të Specializuara.
Gjatë seancës së fundit, Mustafës i është thënë se “viktimat e tij kanë qenë shqiptarë”.
Bashkë me Mustafën në Hagë po mbahen edhe figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë ish-shefin politik të UÇK-së dhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Gjykata Speciale ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës, më 3 gusht 2015. /Shqip.com